Spekulimet për Real Madrid, Porro: Më bëjnë të lumtur - NACIONALE

Spekulimet për Real Madrid, Porro: Më bëjnë të lumtur

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Tottenhamit Pedro Porro thotë se është i lumtur që sheh spekulimet për një kalim në Real Madrid.

Porro është ndër lojtarët që po vëzhgohet nga afër prej gjigantit spanjoll, të cilët duan ta përforcojnë pozitën e krahut të djathtë.

Trent Alexander-Arnold mbetet prioritet, mirëpo në rast që vazhdon të rinovojë me Liverpoolin, atëherë për “Los Blancos” Porro është zgjedhja e dytë.

Në një intervistë për “Relevo”, Porro thotë se është i lumtur me këto spekulime megjithatë është i fokusuar te Tottenhami.

“Sigurisht, jam krenar me këto spekulime sepse nënkupton se po bëj gjëra të mira”.

Nëse kjo ndodhë një ditë, atëherë ndodhë. Tani jam plotësisht i fokusuar në klubin tim, Tottenham”, deklaroi ai.

Real Madridi po konsideron të marrë një mbrojtës të djathtë në afatin e janarit, shkaku që Dani Carvajal këputi ligamentin dhe do të mungojë deri në tetorin e vitit 2025.

Opsioni i vetëm për krahun e djathtë të mbrojtjes është Lucas Vazquez, i cili pavarësisht që shumicës e kohës ka bërë paraqitje të mira në ndeshjet e mëdha ka lënë shumë për të dëshiruar.

Mirëpo, Tottenhami nuk do të konsideronte asnjë ofertë për Porron, aq më pak në mesin e sezonit.

Lajme të ngjashme