Spanja triumfon ndaj Gjeorgjisë
Kombëtarja e Spanjës ka avancuar si lider nga grupi, pas fitores komode ndaj Gjeorgjisë.
Spanjollët dominuan plotësisht për të fituar me rezultat 3:1 në fund.
Ishte Le Normand që pas vetëm katër minutave lojë përfitoi nga një asistim i Torresit për t’i dhënë “La Rojas” epërsinë.
Gjeorgjia megjithatë u këndell, duke barazuar me yllin e Napolit Khvicha Kvaraskthelia gjashtë minuta më vonë (10’), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.
Vlen të ceket se mesfushori Gavi mori një lëndim të rëndë gjatë pjesës së parë, duke u larguar nga fusha mes lotëve.
Spanja ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, me Torres që dyfishoi epërsinë pas harkimit të Gayas (55’).
Kurse, fitoren e vulosi Lochoshvili duke realizuar autogol në përpjekje për ta larguar topin (72’).
Kështu, Spanja ikën nga grupi A si lider me 21 pikë, katër më shumë se Skocia që avancon si pozitë e dytë me 17 sosh.