Spanja “macë e zezë” për Shqipërinë: “Kuq e Zinjtë” ende s’dinë çfarë është fitorja ndaj spanjollëve - NACIONALE

Spanja “macë e zezë” për Shqipërinë: “Kuq e Zinjtë” ende s’dinë çfarë është fitorja ndaj spanjollëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj Spanjës, gjë që tashmë dihet megjithatë edhe rezultatet ndër vite e thonë të njëjtën.

“Kuq e Zinjtë” janë përballur plot tetë herë në histori ndaj spanjollëve dhe ende s’dinë çfarë është fitorja ose qoftë barazimi.

Në tetë përballje, Shqipëria ka pësuar tetë humbje kundër Spanjës.

Të gjitha rezultatet mes Spanjës e Shqipërisë ndër vite:

Shqipëri 1:2 Spanjë (1986)

Spanjë 5:0 Shqipëri (1987)

Spanjë 9: 0 Shqipëri (1990)

Spanjë 3:0 Shqipëri (1992_

Shqipëri 1:5 Spanjë (1993)

Shqipëri 0:2 Spanjë (2016)

Spanjë 3:0 Shqipëri (2017)

Spanjë 2:1 Shqipëri (miqësore e vitit 2022)

Pra, Shqipëria tani mund të synojë një hakmarrje për këto rezultate ndaj spanjollëve, që t’i japin fund kësaj ecurie negative.

Spanja ndërkohë e ka siguruar kualifikimin tutje dhe pritet të luajë me ekipin e dytë kundër Shqipërisë, në përballjen që do të nis me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme