Spanja kampione e Evropës në basketboll, mposht në finale Francën
Kombëtarja e Spanjës është shpallur kampione e Evropës duke mposhtur në finale Francën.
Spanjollët ishin më të mirë se francezët duke triumfuar në fund me rezultat 88:76.
Spanja e nisi për mrekulli qysh nga çereku i parë duke kaluar me nëntë pikë epërsi (23:14), e ndjekur me një fitore edhe në çerekun e dytë me një pikë dallim (24:23).
Çerekun e tretë më e mirë u tregua Franca duke qenë një pikë përpara (19:20), por në fund Spanja u tregua më e saktë në çerekun e fundit (22:19), kësisoj epilogu përfundimtar doli të jetë 88:76.
Basketbollistët më të shkëlqyeshëm te Spanja ishin Juancho Hernangomez me 27 pikë, e ndjekur nga Lorenzo D'ontez Brown dhe Willy Hernangomez më nga 14 pikë.
Kurse, te Franca më së shumti u dallua Evan Fournier me 23 pikë.
Për Spanjën në total, kjo është hera e katërt që shpallet kampion në Evropë.
𝐍𝐞𝐯𝐞𝐫 𝐮𝐧𝐝𝐞𝐫𝐞𝐬𝐭𝐢𝐦𝐚𝐭𝐞 𝐭𝐡𝐞 𝐡𝐞𝐚𝐫𝐭 𝐨𝐟 𝐚 𝐜𝐡𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧.
— FIBA (@FIBA) September 18, 2022
🇪🇸 SPAIN ARE THE KINGS OF EUROPE ONCE AGAIN!#EuroBasket pic.twitter.com/e4UePXSqoM
Renditja e plotë në "EuroBasket" ishte kështu:
Spanja
Franca
Gjermania
Polonia
Greqia
Sllovenia
Finlanda
Italia
Serbia
Turqia
Ukraina
Kroacia
Mali i Zi
Belgjika
Lituania
Republika Çeke
Izraeli
Bosnja dhe Hercegovina
Estonia
Bullgaria
Gjeorgjia
Holanda
Hungaria
Britania e Madhe.