Spanja e mposhtë lehtësisht Norvegjinë, Uellsi në 'frymën e fundit' barazon ndaj Kroacisë - NACIONALE

Spanja e mposhtë lehtësisht Norvegjinë, Uellsi në 'frymën e fundit' barazon ndaj Kroacisë

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Spanja ka arritur ta mposhtë Norvegjinë me rezultat 3:0 në grupin A të kualifikimeve për Euro 2024, ndërsa Kroacia nuk arriti ta mbante rezultatin, duke barazuar me Uellsin 1:1 në kuadër të grupit D, kështu duke filluar në rrugë të drejtë kampanjën kualifikuese për Evropian.

Kombëtarja spanjolle në grupin A është së bashku me Skocinë e cila fitoi po ashtu 3:0 ndaj Qipros, si dhe e vetmja që ishte e lirë në ndeshjet e para, Gjeorgjinë.

Edhe Kroacia bënë pjesë në grup me katër skuadra të tjera, me Turqinë që shënoi fitore 2:1 ndaj Armenisë, ndërsa pa ndeshje ishte Letonia.

Spanja – Norvegjia

Furia e Kuqe siç njihet ndryshe Spanja, filloi në mënyrën më të mirë rrugëtimin e saj drejt Evropianit, edhe pse golat e sigurisë erdhën në fundin e takimit.

Një gol në pjesën e parë dhe dy të tjerë në 10 minutat e fundit të takimit dhanë epilogun final 3:0 ndaj Norvegjisë, e cila pothuajse nuk krijoi asgjë në këtë ndeshje.

Ishte Dani Olmo që shënoi për 1:0 në minutën e 13-të, i asistuar nga Alejandro Balde. VIDEO

Goli për 2:0 erdhi vetëm në minutën e 84-të, ku shënues ishte Joselu, ndërsa Fabian Ruiz asistoi.

Vetëm një minutë më vonë u shënua goli i rezultatit përfundimtar, që sërish mbajti firmën e Joselus për 3:0.

Kroacia – Uells

Kroacia pas një suksesi të madh të arritur në Kupën e Botës, në kualifikimet për Euro 2024 nuk e nisi aq mirë, duke barazuar në sekondat e fundit të takimit 1:1.

Ishte një ndeshje shumë e dominuar nga vendasit, por në të vetmen goditje u ndëshkuan nga Uellsi për barazimin në minutat shtesë të takimit.

Andrej Kramaric shënoi në pjesën e parë për 1:0 në minutën e 28-të për të vetmin gol deri në frymën e fundit.

Ndërsa për befasinë u përkujdes Nathan Broadhead, i cili barazoi në minutën e pestë shtesë.

Me këtë barazim Kroacia nuk arrin që pas ndeshjes së parë ta mbajë pozitën e parë në grupin D.

Lajme të ngjashme