Spanja e fiton Kupën e Botës për gra, mposht në finale Anglinë - NACIONALE

Spanja e fiton Kupën e Botës për gra, mposht në finale Anglinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Spanjës e ka fituar Kupën e Botës për gra, duke e mposhtur në finale Anglinë.

Spanjollet fituan me rezultat minimal 1:0, sfidë që doli të jetë tejet e barabartë nga minuta e parë.

Golin e vetëm në këtë finale e shënoi mbrojtësja e krahut të djathtë, Garcia Carmona me një gol të bukur pas një asistimi të saktë të Caldentey (29’) - VIDEO.

Anglia kishte disa mundësi shënimi por që disa herë dështuan në rastet një kundër një.

Spanja e kishte edhe një rast të artë për ta vulosur çështjen e fituesit përmes Hermosos, por që dështoi nga pika e bardhë.

Pas kësaj, Spanja u mbrojt më shumë duke u munduar ta qetësojë gjatë tërë kohës lojën duke e ruajtur rezultatin, gjë që e arritën deri në fund.

Kësisoj, Spanja e fiton Kupën e Botës për gra me Anglinë si nënkampion derisa pozitën e tretë, e zuri Suedia e Kosovare Asllanit.

Lajme të ngjashme