Spalletti: Italia nuk vodhi asgjë, e merituam kualifikimin - NACIONALE

Spalletti: Italia nuk vodhi asgjë, e merituam kualifikimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Italisë Luciano Spalletti i është kundërpërgjigjur kritikave që thonë se ata e vodhën kualifikimin me atë “dramën” e penalltisë ndaj Ukrainës.

Kishte tensione të mëdha, me Ukrainën që kërkoi një penallti në minutat e fundit por gjyqtari nuk e akordoi, pasi e vlerësoi si simulim.

Kësisoj, ndeshja përfundoi me rezultat 0:0 që i garantoi Italisë pjesëmarrjen në Kampionat Evropian, derisa Ukraina duhet të “luftojë” tani në play-off.

Duke folur për “ANSA”, Spalletti iu kundërpërgjigj këtyre akuzave duke iu treguar se “Azzurët” e merituan avancimin tutje.

“Nuk vodhëm asgjë, jo vetëm që e merituam barazimin por edhe kualifikimin në Kampionat Evropian”.

“Nëse dikush e ekstrapolon atë incident të jetë kundër nesh, nuk është e drejtë, pa parë pjesën tjetër të performancës së ekipit.

“Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte, dhe ai incident mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë sa shumë njerëz duan të thonë. Zhgënjyese”.

Italia tani ka shansin për të filluar ndërtimin drejt kompeticionit të verës së ardhshme dhe Spalletti pritet gjerësisht të fillojë të ketë më shumë besim te lojtarët e rinj, duke nisur një cikël të ri me kombëtaren.

Lajme të ngjashme