Southgate i përgjigjet kritikave pasi vendosi Sakan si mbrojtës të majtë - NACIONALE

Southgate i përgjigjet kritikave pasi vendosi Sakan si mbrojtës të majtë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi Gareth Southgate ka dhënë indikacione se Bukayo Saka mund të luajë sërish si mbrojtës i krahut të majtë gjatë Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

“Tre Luanët” avancuan në çerekfinale pasi mposhtën Sllovakinë me rezultat të ngushtë 2:1.

Southgate e vendosi Sakan në mbrojtës të majtë në minutën e 66-të kundër Sllovakisë, pasi e zëvendësoi Kieran Trippierin me Cole Palmer.

Përzgjedhësi i Anglisë ka lënë të hapur mundësinë që e njëjta gjë të ndodhë edhe në pjesën e mbetur të kompeticionit.

“U ndjemë se Bukayo si mbrojtës i majtë na dha fuqi extra në sulm. Është opsion i mirë. Mund të them që kurajo që është treguar nga lojtarët ishte fantastike”.

Anglia kishte mjaftë vështirësi për ta mposhtur Sllovakinë, duke e barazuar rezultatin në minutën e fundit të kohës shtesë përmes një eurogoli në mënyrë akrobatike nga Jude Bellingham.

Pastaj, në kohën shtesë Harry Kane realizoi për ta bërë përmbysjen dhe njëkohësisht kualifikimin e Anglisë në çerekfinale.

Anglia tani do të përballet me Zvicrën, kombëtare kjo që befasoi të gjithë duke e eliminuar Italinë nga “Euro 2024”.

Lajme të ngjashme