Southgate e përpilon listën përfundimtare për “Euro 2024”, i lë jashtë Grealish e Maddison
Kombëtarja e Anglisë ka bërë listën përfundimtare për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, duke u përshëndetur me shtatë lojtarë që ishin në paralistë.
Ndër emrat më të rëndësishëm që janë mbetur jashtë janë edhe ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish si dhe mesfushori i Tottenhamit James Maddison.
Përndryshe, në Evropian nuk do të jetë as mbrojtësi i Man Unitedit Harry Maguire, që nuk ka arritur të shërohet nga lëndimi që pësoi derisa po përfaqësonte klubin anglez.
Shtatë lojtarët që u përshëndeten me “Tre Luanët” janë: Jack Grealish, Harry Maguire, James Maddison, Jarrad Branthwaite, james Trafford, Curtis Jones dhe Jarrell Quansah.
❌ Grealish
— WhoScored.com (@WhoScored) June 6, 2024
❌ Maguire
❌ Maddison
❌ Jones
❌ Quansah
❌ Trafford
Gareth Southgate has reportedly cut six players from his initial 33-man England squad. 🪓
Here are the 27 remaining players, so who will be the last to be dropped? 🏴 pic.twitter.com/TgHWYKfMIV
Kujtojmë, Anglia ndodhet në grup me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë. Përballjen e parë e nis ndaj serbëve të dielën me fillim nga ora 21:00.