Southgate: Anglia dëshiron të jetë kombëtarja numër 1 në botë
Përzgjedhësi i Anglisë Gareth Southgate thotë se synimi kryesor është të renditen në vendin e parë në botë në renditjen e FIFA-s.
“Tre Luanët” përballen me Maqedoninë e Veriut të hënën mbrëma, që është ndeshja e fundit në kuadër të kualifikuesve, edhe pse puna tashmë është e përfunduar meqenëse Anglia e ka të garantuar vendin e parë.
Sidoqoftë, Southgate iu ka kujtuar lojtarëve se ka shumë për t’u luajtur pasi duan vendin e parë në renditjen botërore.
“A është motivim synimi i vendit të parë në renditje? Sigurisht, sepse duhet ta arrish me vazhdimësi, të luash mirë në turne sepse pikët në renditje janë më të larta në turne”.
“Gjithashtu, kërkon sjellje çdo ditë në fushë dhe jashtë fushës”.
“Nëse do të jesh skuadra e rangut më të lartë, nuk ka vend për shkujdesje apo rastësi. Kjo duhet të jetë shtytja jonë”.
Southgate ndër të tjera shtoi: “Kualifikimi ka përfunduar. Disa lojtarëve iu janë nevojitur tre ndeshje për të hyrë në skuadër, disa ndoshta më shumë nëse flasim për skuadrën”.
“Këto gjëra duhet të shohësh. Por, nëse duam të jemi top skuadër atëherë niveli i paraqitjes duhet të jetë në vëmendje çdo herë”.
Përballja mes Anglisë dhe Maqedonisë së Veriut do të nis me fillim nga ora 20:45.