Southampton refuzon edhe ofertën e tretë të Liverpoolit për Lavian
Southampton ka refuzuar edhe ofertën e tretë të Liverpoolit për mesfushorin Romeo Lavia.
Trjaneri Jurgen Klopp e ka identifikuar belgun si zëvendësuesi adekuat i Fabinhos, që së fundmi kaloi te skuadra arabe Al Ittihad.
Sidoqoftë, një marrëveshje ende nuk është duke u arritur pasi Southampton ka refuzuar edhe ofertën e tretë në vlerën e 46 milionë funteve.
Klubi i Championship është i bindur për kualitetin e lojtarin, andaj assesi s’po pranon ta shet nën vlerën e 50 milionë funteve.
Ndërkohë, Liverpool beson se kjo vlerë është e mjaftueshme për një 19-vjeçar që ka kaluar vetëm një vit në Premierligë.
Liverpool have had a third bid of around £46million rejected by Southampton for Romeo Lavia.
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) August 7, 2023
Jurgen Klopp has identified the Belgium international as the perfect replacement for holding midfielder Fabinho.
✍️ @JamesPearceLFC
Kësisoj, “Reds” tani do të vendosin nëse do ta rrisin ofertën sërish apo të interesohen për objektiva të tjerë.
Lavia që është i etur për t’iu bashkuar Liverpoolit, ishte një zëvendësues i papërdorur në ndeshjen hapëse të Championshipit për Southamptonin kundër Sheffield Wednesday.
Liverpool veçse ka ndryshuar mjaftueshëm mesfushën pasi blenë Alex Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai nga Brighton dhe RB Leipzig për 115 milionë funte.
Kurse, mesfushorët si James Milner, Naby Keita dhe Alex Oxlade-Chamberlain u larguan si agjent të lirë, derisa Jordan Henderson u shit te Al Ettifaq.
Përpos kësaj, klubi anglez edhe huazoi talentin Fabio Carvalo te RB Leipzig për një edicion.