Sot zhvillohen tetë ndeshjet e para të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, Milan – PSG përballja kryesore - NACIONALE

Sot zhvillohen tetë ndeshjet e para të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve, Milan – PSG përballja kryesore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Xhiro e katërt në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve do të fillojë sot me tetë ndeshje, ku përballja kryesore është ajo mes Milanit e Paris Saint-Germainit, me kuqezinjtë në kërkim të fitores së parë, pas një humbje e dy barazimeve në xhirot e kaluara.

Dy ndeshje do të zhvillohen në orarin 18:45, ndërsa gjashtë ndeshjet tjera në atë të zakonshmin, duke filluar në 21:00.

Borussia Dortmund e pret Newcastle Unitedin në grupin F dhe Barcelona është mysafire e Shakhtar Donetsk në grupin H, në ndeshjet e para.

Skuadra angleze edhe pse e turpëroi në javën e dytë PSG-në, ndaj skuadrës gjermane në xhiron e tretë pësoi humbje, duke bërë punën në atë grup krejtësisht tollovi.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është mes Milanit e PSG-së, që do të jetë përballja kryesore e natës. Kuqezinjtë nuk e kanë shijuar akoma fitoren, me vetëm dy barazime, ndërsa kampioni francez gjendet në pozitën e parë me gjashtë pikë.

Përballjet e mbrëmjes së sotme janë këto:

Grupi E: Atletico Madrid – Celtic dhe Lazio Feyenoord;

Grupi F: Dortmund – Newcastle dhe Milan – PSG;

Grupi G: Red Star Belgrade – Leipzig dhe Manchester City – Young Boys;

Grupi H: Shakhtar – Barcelona dhe Porto - Royal Antwerp.

Lajme të ngjashme