Sot gjysmëfinalja e parë në Kampionatin Evropian, përballet Spanja me Francën - NACIONALE

Sot gjysmëfinalja e parë në Kampionatin Evropian, përballet Spanja me Francën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot në mbrëmje do të zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Kampionatit Evropian që po zhvilllohet në Gjermani që nga 14 qershori. Spanja dhe Franca do të përballen për një vend në finale me fillim nga ora 21:00.

Furia e Kuqe e synon finalen e EURO 2024, pasi e nisi në mënyrën më të mirë rrugëtimin, duke qenë skuadra e vetme që fitoi të gjitha ndeshjet në grupe, duke vazhduar me fitore të thellë në 1/8 e finales ndaj Gjeorgjisë, e pastaj në çerekfinale e mposhti Gjermaninë në vazhdime me rezultat 2:1.

Në anën tjetër, Franca që është konsideruar një nga favoritët për të triumfuar në Evropian, ka dëshpëruar me paraqitjet e saj, duke qenë se përfundoi e dyta në grup, e duke avancuar në çerekfinale pasi fitoi me shumë vështirësi ndaj Belgjikës, teksa e mposhti Portugalinë në penallti së fundmi.

Kjo përballje mes gjigantësh zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në Allianz Arena, në stadiumin e Bayern Munich.

Spanja cilësohet favorite në këtë ndeshje, pas paraqitjeve të mira, por Franca ka treguar performancë të mirë në mbrojtje, ndonëse nuk ka përformuar aspak mirë në sulm, duke mos shënuar asnjë gol nga ndeshja e hapur.

Përballja do të gjykohet nga gjyqtari slloven, Slavko Vincic dhe do të ndihmohet nga asistentët Klancnik e Kovacic. Gjyqtari i katërt është sllovaku Kruzliak, ndërsa kryesor në VAR do të jetë slloveni Kajtazovic.

Fituesi do të jetë finalisti i parë i Evropianit, ku do ta presë fituesin nga ndeshja Holandë - Angli, që zhvillohet të mërkurën.

Finalja e madhe e EURO 2024 do të zhvillohet në Olympiastadion në Berlin më 14 qershor, me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme