Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e mbetur në Ligën e Kampionëve - NACIONALE

Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e mbetur në Ligën e Kampionëve

1 javë më parë

nga NACIONALE

Pas PSG-së dhe Atletico Madridit, sonte (e mërkurë) do të mësohen edhe dy gjysmëfinalistët tjerë të Ligës së Kampionëve.

Padyshim përballja më e zjarrtë është ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit, por interesante pritet të jetë edhe Bayern Munich – Arsenal.

Reali dhe City barazuan 3:3 në “Santiago Bernabeu”, ndërsa tani të dy gjigantët evropianë do të bëjnë çmos për ta eliminuar njëri-tjetrin nga Liga e Kampionëve.

Kampionit të Anglisë i janë kthyer të gjithë lojtarët, ndërsa Reali është pa Aurelien Tchouamenin e suspenduar, si dhe dy të lënduarit David Alaba dhe Thibaut Courtois.

Ndërkohë, në anën tjetër Bayern Munich do të jetë nikoqir i Arsenalit në “Allianz Arena”, me përballjen e parë që përfundoi me rezultat 2:2.

Ndeshja pritet të jetë mjaftë e baraspeshuar, ku nuk ka ndonjë favorit në letër. Bayern Munich ka disa mungesa, derisa te Arsenali e tërë skuadra është e gatshme të jep gjithçka për të siguruar "biletën" e gjysmëfinales.

Të dy përballjet nisin me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme