Sonte finalja e Ligës së Kampionëve Liverpool - Real Madrid - NACIONALE

Sonte finalja e Ligës së Kampionëve Liverpool - Real Madrid

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid dhe Liverpool do të përballen sonte në Paris në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve, e këto dy skuadra u përballen në finale edhe në vitin 2018.

Skuadra mbretërore për të arritur deri në finale kishte një rrugë paksa më të vështirë, krahasuar me atë të kuqve.

Liverpooli në grupin që cilësohej si ‘Grup i Vdekjes’ doli pa therë në këmbë duke i fituar të gjitha të gjashtat ndeshje, e hiq më vështir nuk e pati as Real Madridi që nga gjashtë ndeshje i fitoi pesë të tilla.

Edhe pse te grupet të dyja e kapërcyen paksa më lehtë, në fazën e ndeshjeve të eliminimit direkt ishte skuadra spanjolle që hasi në probleme të mëdha. Së pari mposhti Paris Saint-Germain me një rikthim në 1/16 e finales për të vazhduar tutje në çerekfinale ku u takua me skuadrën londineze, Chelsean e cila në lojën kthyese i shfaqi shumë probleme por që edhe këtu ia doli me sukses të eci tutje për në gjysmëfinale, e ku përballë e kishte kampionin në fuqi të Premierligës, Manchester Cityn. Një gjysmëfinale me plotë gola nga të dy ndeshjet e që fitues nga aty doli Real Madrid me një rikthim rezultati në minutat e fundit të ndeshjes.

Ndërsa Liverpool kishte rrugë pakëz më të lehtë dhe e vetmja pengesë në rrugën e tyre u duk Interi me të cilën u përball në 1/16 e finales, por që me mund të madh arriti ta eliminojë për të shkuar tutje në çerekfinale e ku u gjend përball Benficas, skuadër me të cilën asnjëherë nuk e vuri fitoren në dyshim. Kalimi tutje në gjysmëfinale e pa përballë Villarreal, skuadër kjo që shkaktoi befasinë e vitit duke e mposhtur një fazë më herët Bayern Munich. Por për Liverpoolin e Jurgen Klopp nuk ishte edhe aq arrë e fortë, ‘Të kuqtë’ e fituan takimin me rezultat të përgjithshëm 5:2 për të arritur në finale, ku ka mundësinë ta kërkojë hakmarrjen për finalen e humbur të vitit 2018.

Real Madridi është skuadra që ka fituar më së shumti herë në histori këtë trofe, e tani po e kërkon këtë lavdi për të 14-tën herë. Skuadra mbretërore që nga formati i ri i Ligës së Kampionëve ka arritur në shtatë finale e të gjitha këto i ka fituar, ndërsa në total ka luajtur 16 finale në këtë garë.

Liverpooli i cili u tregua i pafat në Premierligë, që me një sezon të shkëlqyer u deshtë të kënaqej me vendin e dytë, prapa Manchester Cityt. Tani skuadra e Klopp kërkon lavdinë, duke kërkuar titullin e shtatë të Ligës së Kampionëve e për të barazuar skuadrën Milanin në vendin e dytë për më së shumti tituj në këtë garë.

Në përballjet të drejtëpërdrejta në këtë garë qëndron më mirë Real Madrid, ku nga tetë lojë të zhvilluara, skuadra mbretërore ka fituar katër e tri të tjera kanë fituar Liverpool dhe njëherë janë ndarë në paqe.

Kjo është finalja e tretë mes tyre, më herët ty dyja këto kanë një të fituar me njëra tjetrën. Fillimisht Liverpool e mposhti Realin në sezonin 1980/81 me rezultat 1:0, e plotë pas 37 viteve u takuan në një finale tjetër, finalen e sezonit 2017/18 në të cilën Real Madrid e mposhti Liverpoolin 3:1.

Kjo finale për shumë tifozë të Liverpoolit po shihet si mundësi për një hakmarrje për humbjen në finalen e Kyivit, për të cilën ende ndjejnë dhimbje si erdhi.

Ndeshja do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në ‘Stade de France’, e të dy skuadrat hyjnë me ushtri të plotë në fushë dhe nuk do të ketë ndonjë mungesë të theksuar. I vetmi që mungon në këtë ndeshje është sulmuesi i Liverpool, Divock Origi.

Të dy trajnerët një ditë para ndeshjes kanë mbajtur konferencë për shtyp, dhe u shprehën optimist për një rezultat të mirë.

Jurgen Klopp në konferencë për shtyp tha: “Nuk e kam idenë si do të ndihem nëse fitojmë. Në këtë moment jemi të përgatitur për një lojë të mirë, më mirë të themi një luftë. Lajmi i mirë është se Thiago dhe Fabinho kanë stërvitur me skuadrën dhe të dy ndjehen mirë, kështu që do të jenë në finale.”

Ai iu përgjigj edhe pyetjes për favoritin e ndeshjes duke thënë: “Nuk kam një përgjigje, nuk e di. Nëse e shikoni Real Madridin si qaset në ndeshje e si i rikthen rezultatet, mund të them se ata janë favorit por dua që skuadra ime të jetë po ashtu në atë nivel.”

Ndërsa trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, tha: “Kjo ndeshje është si çdo ndeshje tjetër, të paktën ashtu e shoh unë. E shoh nivelin e njëjtë të motivimit tek lojtarët e mi. Liverpool është një skuadër e fort, ka pasur probleme kohët e fundit me lëndime por tani ata i kanë të gatshëm të gjithë. Ata do të japin gjithçka në këtë ndeshje për ta fituar.”

Lajme të ngjashme