Son: Zhvilluam paraqitje fantastike, donim të fitonim - NACIONALE

Son: Zhvilluam paraqitje fantastike, donim të fitonim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kapiteni i Tottenhamit Heung-min Son ka lavdëruar bashkëlojtarët për paraqitjen fantastike ndaj Arsenalit.

Spurs arkëtuan një pikë në udhëtim te rivali lokal, duke arritur të kthehet dy herë në lojë pasi ishin në disavantazh.

Son që ishte heroi i mysafirëve me dy gola të bukura, pas ndeshjes deklaroi se ishte paraqitje e shkëlqyeshme e bashkëlojtarëve nga minuta e parë.

Është derbi, gjithmonë një ndeshje e vështirë. Por paraqitja ishte fantastike nga djemtë deri në fishkëllimën e fundit”.

Mendoj se dhamë gjithçka prandaj tifozët mund të bëhen krenar. Sigurisht donim të fitonim, por paraqitja ishte perfekte”.

I pyetur lidhur me penalltinë e thirrur te goli i dytë i Arsenalit, sulmuesi tha se ishte vendim i gjyqtarit dhe nuk ka çfarë të diskutohet.

Gjyqtari mori vendimin, nuk mund ta argumentojmë këtë vendim. Kemi VAR në këso situatash”.

Derbi ishte emocionuar. Ishte vendim i gjyqtarit, e pranuam dhe u kthyem më të fortë. Duke u rikthyer në këtë kohë ishte shumë e rëndësishme. Treguam karakter dhe Maddison tregoi guximshmëri”.

Si Tottenham ashtu edhe Arsenal kanë nga 14 pikë deri më tani pas gjashtë xhirove të zhvilluara.

Lajme të ngjashme