Sociedad e refuzon ofertën hapëse të Arsenalit për Merinon
Edhe pse mesfushori Mikel Merino e ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet Arsenalit, Real Sociedadi e ka refuzuar ofertën hapëse të skuadrës së Mikel Artetas.
Arteta e ka identifikuar Merinon si top shënjestër për mesfushë, mirëpo pavarësisht që kanë kaluar disa javë, dy klubet ende nuk janë marrë vesh për çmimin e 28-vjeçarit.
Real Sociedadi po kërkon plot 35 milionë euro për ta liruar Merinon, vlerë të cilën Arsenali s’po e paguan shkaku që spanjollit i skadon kontrata verën e kaluar.
Sipas “Radio Marca”, Sociedad ka refuzuar ofertën hapëse të Arsenalit që ishte pak mbi 30 milionë euro, mirëpo dy klubet janë duke vazhduar negociatat me shpresën që të pajtohen në çmim.
Ende ka shpresë që marrëveshja të mbyllet shkaku që Merino iu ka bërë të qartë se nuk rinovon nëse nuk shitet këtë afat të verës, prandaj Sociedadi nuk mund të veprojë siç bënë me Martin Zubimendin.
Merino u rikthye në stërvitje me skuadrën spanjolle javën e kaluar, shkaku që pushimi iu ishte shtyrë pasi fituan Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Përndryshe, Arsenali është duke u përgatitur për sfidën hapëse të Premierligës ndaj Wolves të shtunën.