Snooker: Luca Brecel e mposht Mark Selbyn në një dramë të vërtetë, për t’u bërë belgu i parë që fiton Kampionatin Botëror
Luca Brecel e ka fituar për herë të parë titullin kampion bote në Snooker pak çaste më parë, duke e mposhtur Mark Selbyn, një nga më të mirët e kësaj loje, me rezultat të përgjithshëm 18-15, kështu duke u bërë edhe belgu i parë që ka triumfuar në garën më të madhe të bilardos.
Belgu e dominoi tërësisht finalen, duke qenë në epërsi përgjatë tërë finales së madhe, edhe pse në momentet e fundit e ndjeu presionin, por arriti t’ia dalë për të triumfuar në fund.

Brecel, i cili është fituesi më i ri i Crucible që nga Shaun Murphy në vitin 2005, udhëhoqi 16-10 në finale, por humbi pesë frame radhazi ndaj Selbyt, përpara se të kthehej me dy fitore radhazi.
Ai bashkohet me Cliff Thorburn të Kanadasë, Ken Doherty të Irlandës dhe Neil Robertson të Australisë si kampionët e vetëm jo-britanikë të botës.
History for Belgium.
— World Snooker Tour (@WeAreWST) May 1, 2023
History for Snooker.
Luca Brecel becomes the first player from mainland Europe to lift the World Championship! 🇧🇪#CazooWorldChampionship | @CazooUK pic.twitter.com/YT1MePDlr2
Dukej sikur Brecel do të kishte një natë relativisht të rehatshme, pasi fitoi lehtë frame-n e hapjes së sesionit të fundit, duke mos treguar asnjë shenjë nervash pavarësisht se i afrohej fundit.
Por, Selby kishte ide të tjera dhe shfrytëzoi një shpërqendrim të Brecel në frame-n e radhës për të arritur të fitonte pastaj edhe katër frame radhazi.

Teksa në dy frame-t e fundit Brecel u tregua fantastik, për ta përfunduar lojën shpejt, për t’u shpallur kampion për herë të parë në karrierën e tij profesionale.
Për të ardhur deri këtu, belgu bëri një rrugëtim shumë të bukur, ku në gjysmëfinale e përmbysi rezultatin ndaj të riut Si Jiahui, ku ishte nëntë frame prapa, që ishte rikthimi më i madh në histori të kampionateve botërore, teksa në çerekfinale e eliminoi numrin një të botës, Ronnie O'Sullivan.
Në anën tjetër Selby, katër herë kampion bote, gjithashtu bëri një rrugëtim të bukur, duke mposhtur emra të mëdhenj si Higgins në çerekfinale, e Allen në gjysmëfinale.