Sneijder: Messi ma vodhi Topin e Artë në vitin 2010
Ish futbollisti Wesley Sneijder thotë se e kishte merituar Topin e Artë në vitin 2010.
Holandezi ishte mahnitës atë vit duke fituar të gjitha trofetë me Bayern Munichun, por Topin e Artë pastaj e fitoi Messi.
Në një intervistë së fundmi, ai është pyetur nëse Messi ia ka vjedhur Topin e Artë më 2010, për të cilën tha haptas se e meritonte.
“Po. Por, të jemi të sinqertë, jam mese i lumtur me faktin se në vitin 2024, 14 vite më vonë njerëzit ende flasin. Shpesh më thonë “Wes, të vodhën në 2010”. Po ta fitoja atëherë ndoshta do të thoshin “E ka vjedhur”.
“Çmimet individuale janë të mira, por trofetë si Liga e Kampionëve janë më shumë të vlefshme për mua”, deklaroi ai.
🚨
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) October 30, 2024
Wesley Sneijder talks about getting ROBBED BY MESSI for the 2010 Ballon d'Or. 🤯pic.twitter.com/VFHOtm4FSC
Sneijder pastaj u pensionua nga futbolli por më së shumti mbahet mend për kohën e kaluar te Bayerni si dhe Galatasaray.