Sneijder: Antony duhet të jetë i turpëruar për gjestin e ulët që bëri ndaj Coventyrt
Legjenda holandeze Wesley Sneijder thotë se Antony duhet të ndihet i turpëruar pas gjestit që bëri ndaj lojtarëve të Coventryt dhe pranoi se shpreson që Unitedi të humbë 5:0 nga City në finale.
Antony është kritikuar tej mase pasi vendosi duart te veshi duke iu drejtuar lojtarëve të Coventryt, sapo përfunduan penalltitë – me Unitedin që avancoi në finale.
Ky incident e ka zemëruar edhe ish yllin e Real Madridit, që së fundmi deklaroi që shpreson se City të triumfojë 5:0 ndaj Unitedit.
“Antony duhet të ndihet absolutisht i turpëruar për atë që bëri”.
“Ai duhej të largohej nga fusha në vend se ta bënte atë. Shpresoj që Man Unitedi të humbë 5:0 në finale”, deklaroi ai.
Braziliani ka dëshpëruar shumë këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe dhuruar vetëm një asistim në 34 paraqitje.
Antony fiton rreth 200 mijë funte për javë, që është më shumë se e tërë formacioni i parë i Coventryt së bashku.
Man Unitedi do të përballet me Cityn më 26 maj, që do të jetë përsëritje e finales së kaluar të FA Cupit.
City herën e fundit triumfoi me rezultat 2:1, ku pastaj e kompletuan tripletën edhe me Ligën e Kampionëve.