S'ndalet Real Madrid, Valverde realizon golin e katërt
Real Madrid është në rrugën e mbarë drejt titullit të pestë në histori për Kupën e Botës për klube.
"Los Blancos" kanë shënuar edhe golin e katërt në finale, këtë herë përmes Federico Valverdes që u asistua nga Dani Carvajal (58').
Spanjolli mori topin në gjysmën e fushës duke bashkëpunuar për mrekulli me Valverden, i cili pastaj realizoi nga afërsia.