S’ndalet Como, arrin marrëveshje edhe me Sergi Roberton - NACIONALE

S’ndalet Como, arrin marrëveshje edhe me Sergi Roberton

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra e sapo promovuar në Serie A, Como e ka mbyllur marrëveshjen edhe për nënshkrimin me mbrojtësin Sergi Roberto.

Pas një karrierë të bujshme te Barcelona, spanjolli u largua në verë ndërsa tani do të luajë në kampionatin italian.

Trajneri Cesc Fabregas ka arritur ta bindë edhe Roberton, i cili pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi për një tjetër.

“Sergi Roberto pajtohet që t’i bashkohet Como në Serie A pasi u largua nga Barcelona”.

“Dy vite kontratë plus me opsion për një tjetër, ndërsa janë caktuar edhe testet mjekësore për ish lojtarin e Barcelonës”.

Cesc Fabregas dëshiron ta merrte Sergin si transferim të ri, derisa Como janë duke kompletuar edhe dy marrëveshje tjera”, shkroi ndër të tjera gazetari Fabrizio Romano.

Ndërkohë, Como ka arritur marrëveshje edhe me Nico Pazin nga Real Madridi, si dhe talentin Maximo Perrone nga Manchester City.

Como përndryshe e ka nisur sezonin me humbje në kampionatin italian, duke pësuar nga Juventusi me rezultat 3:0.

Lajme të ngjashme