S’ndalet Chelsea, mbi 130 milionë funte për dy mesfushorë - NACIONALE

S’ndalet Chelsea, mbi 130 milionë funte për dy mesfushorë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea thuhet se po përgatitë oferta për dy mesfushorët Moises Caicedo dhe Manuel Ugarte, që do t'i kushtonin klubit plot 132 milionë funte.

Brighton i ka vendosur një çmim të rëndë prej 80 milionë funteve Caicedos, i cili ishte pranë kalimit te Arsenali gjatë afatit kalimtar dimëror.

Ndërsa, sipas "The Guardian" - klubi londinez ka një interesim tejet të madh edhe për talentin e Sporting Lisbones Manuel Ugarte, që ka një klauzolë lirimi në vlerën e 52 milionë funteve.

Kësisoj, në rast që Chelsea vazhdon deri në fund atëherë presidenti Todd Boehly do të duhet të investojë mbi 130 milionë funte për të përforcuar skuadrën e Pochettinos me dy mesfushorë tjerë.

Që kur amerikani mori drejtimin e Chelseas ka investuar mbi 600 milionë funte që nga vera e kaluar, ku ekziston mundësia që mund të thyejnë rregullat financiare prandaj po përgatiten edhe të shesin disa nga yjet.

Mason Mount është futbollisti i parë që mund të largohet pasi thuhet se ka arritur marrëveshje me rivalin Manchester United. Chelsea për ta liruar anglezin kërkon 80 milionë funte, gjë pastaj mund t'i shpenzojnë për nënshkrimin e Caicedos.

Sidoqoftë, për transferimin e Caicedos duhet ta mposhtin Arsenalin - skuadër kjo e preferuar e lojtarit. Mirëpo "Blutë" kanë përparësinë pasi Brighton dëshiron ta blejë Levi Colwill që mund të përdoret në negociata.

Lajme të ngjashme