S’ndalet Ballkani, përforcohet edhe me mesfushorin brazilian - NACIONALE

S’ndalet Ballkani, përforcohet edhe me mesfushorin brazilian

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ballkani është duke vazhduar të përforcohet, ku kanë siguruar shërbimet e mesfushorit brazilian Queven da Silva Inacio.

“Xhebrailat” kanë objektiv ruajtjen e titullit për të dytin vit radhazi, andaj kanë qenë mjaftë aktiv në këtë afat kalimtar dimëror.

Përmes një komunikate zyrtare, Ballkani ka njoftuar edhe me marrëveshjen me 25-vjeçarin.

“Tifozë të dashur,

Braziliani Queven da Silva Inácio, është futbollisti i radhës që i bashkohet kampionëve tanë.

25 vjeçari e forcon edhe më shumë mesfushën tonë, drejt ambicieve që kemi në kompeticionet në të cilat synojmë të triumfojmë”, shkroi ndër të tjera klubi nga Suhareka në komunikatë.

Përndryshe, Ballkani është duke prirë në tabelën e Superligës – gjashtë pikë më shumë se Llapi e Drita që renditen në poiztat dy respektivisht tre.

Lajme të ngjashme