S’ndalet Alban Bushi, e ‘rrëmben’ edhe një tjetër futbollist të Kosovës U21 - NACIONALE

S’ndalet Alban Bushi, e ‘rrëmben’ edhe një tjetër futbollist të Kosovës U21

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë U20, Alban Bushi duket se ka arritur ta bind edhe një tjetër futbollist ta lërë Kosovën U21.

Bëhet fjalë për anësorin e Hamburger II, Arlind Rexhepi, që luante te Kosova U21, i cili ka kaluar një edicion fantastik me ekipin e dytë të klubi gjerman.

Në listën e publikuar nga Bushi për dy ndeshjet e Shqipërisë U20 në muajin qershor ndodhet edhe emri i Rexhepit, pranë Medon Berishës dhe Adrion Pajazitit, futbollistë që u larguan nga Kosova vitin e kaluar.

Lista e plotë:

Kujtojmë, Rexhepi i ishte bashkuar kombëtares së Kosovës në shtatorin e vitit 2022, ku mori ftesë edhe nga përzgjedhësi Afrim Tovërlani.

Futbollisti këtë edicion te Hamburger SV II ka zhvilluar plot 27 paraqitje, duke shënuar pesë gola dhe dhuruar shtatë asistime.

Lajme të ngjashme