S’mjafton goli i Rrahmanit, Barcelona eliminon Napolin nga Liga e Kampionëve - NACIONALE

S’mjafton goli i Rrahmanit, Barcelona eliminon Napolin nga Liga e Kampionëve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka shënuar fitore bindëse ndaj Napolit për ta siguruar një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Katalunasit njësoi si në ndeshjen e parë ishin shumë më të mirë, duke fituar me rezultat 3:1 (4:2 i përgjithshmi).

Barcelona edhe pse me mungesa e nisi shumë më mirë, duke kaluar në epërsi përmes talentit Fermin Lopez që u asistua nga Raphinha.

Vetëm dy minuta më vonë, Joao Cancelo dyfishoi epërsinë duke shënuar në portën e zbrazët pasi Raphinha goditi shtyllën (17’).

Napoli dha pak shenja jete duke ngushtuar epërsinë me kapitenin e Kosovës Amir Rrahmani që realizoi një supergol pas asistimit të Politanos (30’).

Barcelona ishte më e mirë edhe në pjesën e dytë, duke shënuar fillimisht me Lemine Yamal por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Derisa Napoli po zhvillonte disa aksione të bukura, Barcelona krijoi një kundërzbritje ku Sergi Roberto e gjeti për mrekulli të lirë Robert Lewandowskin që nuk dështoi nga afërsia për ta kualifikuar skuadrën vendase (83’).

Barcelona tani iu bashkohet Real Madridit, Manchester Cityt, Bayern Munichut dhe PSG-së në çerekfinale, derisa kundërshtarin do ta mësojë të premten.

Lajme të ngjashme