Slot: Salah gjithnjë do të shënojë gola - NACIONALE

Slot: Salah gjithnjë do të shënojë gola

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Trajneri Arne Slot është i sigurt se sulmuesi Mohamed Salah gjithnjë do të shënojë gola nëse është në skuadrën e Liverpoolit.

Salah realizoi një gol fantastik për ta vulosur fitoren e “Reds” ndaj Bolognas të martën mbrëma, me rezultat 2:0.

Egjiptiani kësisoj u bë lojtari i parë i Liverpoolit që shënon në pesë ndeshje radhazi në shtëpi në Ligën e Kampionëve.

“Para lojës së fundit ndaj West Ham, Mo kishte luajtur tre ndeshje pa shënuar gol”.

“Prandaj në futboll, mund të ndodhë që ndonjëherë në tre ndeshje, mund të shënosh ose mos shënosh. Por, këta lojtarë, si Mo, do të shënojnë gjithnjë nëse vazhdon t’i përdorësh”.

Kontrata e Salahut skadon në verë ndërsa thuhet se do të jetë sezoni i fundit në “Anfield”.

“Mo ka luajtur vërtetë mirë sonte dhe jam i lumtur me mënyrën si po kalon ën këto momente. Nuk po shikoj për sezonin e ardhshëm”.

Slot, që zëvendësoi Jurgen Kloppin, u bë trajneri i parë i Liverpoolit që fiton tetë nga nëntë ndeshjet e para në të gjitha garat.

Ndërkohë, Liverpooli po kalon formë të mirë duke fituar dy ndeshjet e para të Ligës së Kampionëve, si dhe qëndrojnë në kreun e Premierligës.

Lajme të ngjashme