Slot jep detaje për lëndimin e Alexander-Arnold
Trajneri i Liverpoolit Arne Slot ka konfirmuar se mbrojtësi Trent Alexander-Arnold do të mungojë ndaj Tottenhamit në kuadër të gjysmëfinales së EFL Cup, ndërsa mund të mungojë edhe në vikend.
“Reds” do të synojnë përmbysjen ndaj Spurs në “Anfield”, meqenëse e humbën gjysmëfinalen e parë me rezultat 1:0.
Alexander-Arnold pësoi një lëndim në përballjen e fundit ndaj Bournemouth dhe kësisoj do të mungojë kundër Tottenhamit.
“Ai (Alexander-Arnold) do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Tottenhamit”.
“Pastaj do të shohim nëse do të jetë në gjendje që të luajë të dielën, por e dimë se nuk është gati për nesër”.
“E patë mënyrën si u largua nga fusha ndaj Bournemouth, duke pasur shumë dhimbje në këmbë, prandaj edhe do të mungojë nesër”.
“Ai tashmë është në fushë, jo me skuadrën por me trajnerin e rikuperimit. Të shohim për sa kohë do të mungojë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Slot ka kërkuar nga kampionati anglez t’i rrisë numrin e lojtarëve në 23 lojtarë.
“Jemi në shtetin ku zhvillojmë më së shumti ndeshje. Sidomos, klubet si Aston Villa, Arsenal, Chelsea, të gjithë po luajnë në Evropë dhe ne kemi EFL Cup si dhe FA Cup”.
“Nuk e di pse nuk shkojmë në 23 lojtarë për ndeshje, sepse kemi më së shumti ndeshje për dallim nga të gjitha shtetet dhe kemi vetëm 20 lojtarë që mund t’i marrim në lojë”.