Slot i shqetësuar mbi lëndimin e Alenxader-Arnold
Trajneri i Liverpoolit Arne Slot ka pranuar se nuk është ndonjë shenjë e mirë lëndimi i mbrojtësit Trent Alexander-Arnold, i cili kërkoi të zëvendësohej ndaj Bournemouthit.
26-vjeçari kishte dhimbje në muskuj kurse u zëvendësua në 20 minutat e fundit nga Conor Bradley.
Slot ka pranuar se do të jetë i befasuar në rast që Alexander-Arnold mund të jetë gati për ndeshjen kthyese ndaj Tottenhamit të enjten.
“Situata ishte se më tha “Duhet të më nxjerrësh” dhe u ulë në fushë, prandaj e largova. Ai ndjeu diçka, nuk e di saktësisht por asnjëherë nuk është një shenjë e mirë kur një lojtar kërkon zëvendësim”.
“Ky nuk është fakt por do të isha i befasuar nëse do të arrin të luajë të enjten, por të shpresojmë se do të rikthehet sa më shpejtë që është e mundur”, deklaroi ai.
Alenxader-Arnold gjeti formën më të mirë këtë sezon, ku pavarësisht kritikave ka ndihmuar Liverpoolin të jetë në kreun e tabelës në Premierligë.
Ai megjithatë mbetet i lidhur me largimin nga “Anfield”, ku kërkohet me ngulm nga Real Madridi, derisa Liverpooli mbetet i etur për t’ia vazhduar kontratën.
Kontrata e Alexander-Arnold skadon në verë kurse ende nuk ka marrë ndonjë vendim për të ardhmen.