Sllovenia e befason Portugalinë - NACIONALE

Sllovenia e befason Portugalinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sllovenia ka shënuar fitore në shtëpi ndaj një ndër favoritëve për Kampionatin Evropian “Euro 2024” Portugalisë.

Edhe pse portugezët ishin favorit i padiskutueshëm, sidomos pasi s’dinin për humbje nën urdhrat e Martinezit, pësuan me rezultat 2:0.

Portugalia e nisi shumë më mirë duke krijuar disa raste të bukura, mirëpo që iu mungoi fati në finalizim.

Otavio dhe Ronaldo tentuan disa herë, qoftë nga distanca ashtu edhe nga afërsia mirëpo shumë larg konkretizimit.

Sidoqoftë, ishte Sllovenia që e gjeti rrugën drejtë rrjetës me Benjamin Seskon që i dha epërsinë Sllovenisë pas një asistimi të Cerin (72’).

Kurse, Max Elsnik e vulosi fitoren me një goditje precize pas një asistimi të Stojanovicit (80’).

Portugalia tentoi të kthehet në lojë përmes Ronaldos, mirëpo që Oblak bëri një paraqitje të pabesueshme për t’ia mohuar golin.

Vlen të ceket se Portugalia i kishte pushuar disa lojtarë pas fitores që shënuan në ndeshjen e parë të muajit mars.

Lajme të ngjashme