Sky Sports: Nëse Ronaldo nuk përmirëson sjelljen, Man United konsideron t'ia ndërpres kontratën - NACIONALE

Sky Sports: Nëse Ronaldo nuk përmirëson sjelljen, Man United konsideron t'ia ndërpres kontratën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Manchester United është duke konsideruar t'ia ndërpres sulmuesit Cristiano Ronaldo në rast që ky i fundit nuk përmirëson sjelljet.

Portugezi ka kërkuar largimin që dy muaj nga "Djajtë e Kuq", por deri më tani asnjë skuadër nuk ka shprehur interesim serioz, derisa edhe gjiganti anglez nuk ka pranuar ta shesë.

Por, kjo situatë mund të ndryshojë në ditët ose javët e ardhshme nëse Ronaldo vazhdon me këtë sjellje të papranueshme.

Mediumi britanik “Sky Sports” raporton se 20 herë kampioni i Anglisë është duke konsideruar mundësinë e ndërprerjes së kontratës të Ronaldos, nëse ky i fundit vazhdon me këtë sjellje.

Dje në humbjen e thellë 4:0 ndaj Brentfordit, Ronaldo u pa duke u larguar menjëherë nga fusha pas fishkëllimës së fundit të arbitrit duke mos i përshëndetur tifozët, pavarësisht që ia kërkuan stafi i Unitedit.

Ndërkohë, ai gjithashtu nuk ia zgjati dorën as trajnerit Ten Hag pas përfundimit të takimit.

Dëshira e madhe e Ronaldos për largimin nga “Djajtë e Kuq”

Siç raporton mediumet më të mëdha Ronaldo dëshiron të largohet nga Manchester United vetëm pasi synon të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë që nuk ia ofron klubi anglez.

Portugezi që është “mbret” për kompeticionin më të madh në botë synon të rris edhe më shumë rekordet e tij, pasi rivali Lionel Messi është duke iu afruar gjithmonë e më afër.

Ronaldo momentalisht është golashënuesi numër një në histori të Ligës së Kampionëve me 141 gola, derisa argjentinasi është prapa tij me 125 sosh.

U refuzua nga top klubet evropiane

Gjatë këtyre muajve, Ronaldo është refuzuar nga top klubet evropiane si Bayern Munich, Chelsea, PSG, Real Madrid e Atletico Madrid.

Arsyeja kryesore thuhet se ishte mosha 37-vjeçare derisa klubet e mëdha hezituan edhe që nuk do t’i përshtatej filozofisë së klubit.

Ndërkohë, afati kalimtar i verës mbetet i hapur deri më 1 shtator, prandaj ka ende kohë derisa të vendoset përfundimisht e ardhmja e pesë herë fituesit të Topit të Artë.

Lajme të ngjashme