Sky Italia: Adama Traore preferon Milanin para Romës
Të dy klubet italiane, si AC Milan ashtu edhe Roma kanë shprehur interesim për sulmuesin Adama Traore.
Sidoqoftë, sipas “Sky Sport Italia” spanjolli preferon kalimin te “Rossonerët” para “Romakëve” shkaku i Ligës së Kampionëve.
Traore është agjent i lirë tani pasi i skadoi kontrata me Wolves dhe refuzoi disa oferta rinovimi për të provuar një aventurë të re.
Deri më tani, si Milan ashtu edhe Roma kanë nisur kontaktet për ta bindur 27-vjeçarin, i cili mesa duket preferon një kalim në “San Siro”.
Pjesëmarrja e Milanit në Ligën e Kampionëve është arsyeja kryesore pse Traore po dëshiron t’i bashkohet “Rossonerëve”, por kjo nuk nënkupton se Roma do të ndalet së provojë transferimin e mundshëm.
Milan nuk e ka prioritet Traoren pasi Stefano Pioli e ka prioritet nënshkrimin me sulmuesin Christian Pulisic dhe mbrojtësin Samuel Chukwueze. Amerikani kushton më shumë se 20 milionë euro, derisa Villarreal kërkon 40 milionë euro për mbrojtësin.
Të dy këto negociata kanë ngecur shkaku i çmimeve të larta pasi klubi italian po shpreson të ketë ndonjë zbritje, ku këtu mund të përfitojë Roma dhe ta bind Traoren.
Në 194 ndeshje në Premierligë, anësori këmbëshpejtë ka shënuar 10 gola dhe dhuruar 18 asistime, duke bërë një paraqitje në Ligën e Kampionëve dhe 16 në Ligën e Evropës, sa ishte huazim te Barcelona.