Sky: Dybala dhe Lukaku të gatshëm për Romën ndaj Milanit
“Sky Sport Italia” raporton se sulmuesit Paulo Dybala dhe Romelu Lukaku do të jenë të gatshëm për derbin e Romës ndaj AC Milanit nesër, pavarësisht që lojtarët do të jenë nga stoli.
Argjentinasi pësoi një lëndim muskulor kundër Hellas Veronas vikendin e kaluar, por që tani e ka lënë prapa duke u kthyer në stërvitje të enjten.
Gazetari Angelo Mangiante raporton se Dybala do të jetë në stol ndaj Milanit, njësoi si transferimi më i fundit Lukaku.
Kështu, tani duket e kryer se trajneri Jose Mourinho nga minuta e parë do t’i jep mundësi Andrea Belotti që ta dëshmojë kualitetin ndërsa dyshja mund të inkuadrohen në pjesën e dytë.
Lukaku u stërvit te Roma të mërkurën dhe të enjten, sidoqoftë zyrtarizimi u bë para disa orëve – ku është huazim për një sezon pa ndonjë opsion blerje në vitin 2024.
Roma e Mourinhos tani do të synojë të këndellet sa më shpejtë, meqenëse s’është që iu ka ecur mbarë ky edicion.
Në dy ndeshjet e para të ligës, “Romakët” kanë arkëtuar vetëm një pikë.
Ndërkohë, derbi zhvillohet në “Olimpico” me fillim nga ora 20:45.
