Skuadra spanjolle që 10 vite më parë luante në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, tani ka rënë në ligën e tretë - NACIONALE

Skuadra spanjolle që 10 vite më parë luante në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, tani ka rënë në ligën e tretë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Saktësisht një dekadë më parë, Malaga po luante në çerekfinale të Ligës së Kampionëve në mesin e skuadrave më të mira evropiane, ndërsa tani kjo skuadër ka rënë në Ligën e tretë spanjolle, duke përfunduar e 19-të me një ndeshje të mbetur, pa asnjë gjasë për mbijetesë.

Në radhët e kësaj skuadre luanin lojtarë me nam, si Isco që iu bashkua Real Madridit më pas, ndërsa sezoni 2017/18 për ta ishte fatal. Aty përfunduan në pozitën e fundit në La Liga për të rënë në Ligën e dytë, ku vetëm në sezonin e parë zhvilloi sezon të mirë dhe ishte afër sërish të promovohej, por më pas gjithmonë luftuan për mbijetesë, deri dje.

How Málaga went from rags to riches to relegation

Në 41 ndeshje të zhvilluara këtë sezon, ata kanë grumbulluar vetëm 43 pikë, shtatë më pak se pozita që garantonte mbetjen në La Liga 2.

Tani liga ku ata do të garojnë në sezonin njihet si ‘Primera Federacion’ që vetëm një sezon më parë hyri në umbrellen e federatës spanjolle, pasi më parë ishte një ligë gjysmëprofesionale.

Ndonëse është një nga skuadrat e njohura spanjolle për shkak të rrugëtimit të saj në Ligën e Kampionëve në sezonin 2012/13, ata nuk kanë ndonjë arritje të madhe në historinë e tyre, pasi në kabinetin e trofeve kanë vetëm katër tituj të La Liga 2.

Lajme të ngjashme