Skuadra nigeriane mohon akuzat për kurdisje edhe pse videot e dëshmojnë të kundërtën - NACIONALE

Skuadra nigeriane mohon akuzat për kurdisje edhe pse videot e dëshmojnë të kundërtën

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra nga Nigeria, Remo Star, ka mohuar akuzat për kurdisje pas humbjes në Kupën e shtetit nigerian, Ogun, në penallti nga Ijebu United këtë të enjte.

Penalltitë u bënë virale në internet, pasi ishin kontroverse, me njërën skuadër që shënonte lehtë dhe tjetra duke humbur qëllimisht.

Portieri i Remo Star qëndronte në vend pa lëvizur, ndërsa bashkëlojtarët e tij gjuanin jashtë portës, për rezultatin final 3:0.

Çfarë thonë nga Remo Star për penaltitë?

Pavarësisht pretendimeve se Remo Star e rregulloi ndeshjen, sekretari i klubit, Micheal Onikute, ka thënë për GOAL se lojtarët po protestonin kundër vendimeve të gjyqtarit gjatë finales.

“Mirë, së pari pretendimet për kurdisje të ndeshjeve janë të pavërteta. Ajo që mund të them nga videot e publikuara në rrjete sociale është se disa persona po tentojnë të tërheqin vëmendje duke postuar golat me shoqërimin e fjalës ‘Ndeshje e kurdisur’ sepse ata e dinë se kështu mund ta alarmojnë botën e futbollit. Ata asnjëherë nuk japin shpjegime konkrete për lojën. Kjo tregon nivelin e disa gazetarëve joprofesionist të përfshirë në këtë propagandë.”

“Nëse ndeshja do të ishte e kurdisur, ne nuk do ta shfaqnim live në kanalin zyrtarë tonin. Loja në fjalë nuk ishte listuar në asnjë platformë bastesh sportive dhe gjithashtu të gjithë anëtarët e skuadrës e kanë të ndaluar aktivitetin e basteve në çdo formë.”

“Ne si skuadër ishim jashtëzakonisht të zhgënjyer me nivelin e organizimit dhe gjyqtarin e takimit në Kupën e Shtetit. Loja e rregullt përfundoi para së të kryheshin 90 minuta, krejt kjo që loja të shkonte në penallti. Ne zgjodhëm të mos luanim në penallti, por Federata e Futbollit të Ogunit insistoi që ne të luanim ose rrezikonim të përjashtoheshim. Nuk është hera e parë që përballemi me këtë sfidë, ne çdo vit nuk trajtohemi barabartë në Kupën e Shtetit. Ne nuk kemi arritur në finale në pesë vitet e fundit asnjëherë dhe gjithmonë për të njëjtën arsye. Vendimi ynë mund të jetë i çuditshëm, por jam i sigurt se organizatorët tani e dinë qëndrimin tonë dhe do ta organizojnë më mirë herën tjetër Kupën e Shtetit”, shtoi ai.

Çfarë ndodhi në penalltitë e zhvilluara?

Finalja e Kupës të shtetit Ogun u bë virale. Portieri i Remo Star ia bëri të lehtë kundërshtarëve gjuajtjen e penaltive, duke qëndruar në qendër të golles pa lëvizur, me lojtarët e skuadrës tjetër që gjuanin zhargas.

Ndërsa kur gjuanin penalltitë lojtarët e Remo Star, siguroheshin që topi mos të përfundonte as afër golit.

Lajme të ngjashme