Skuadra e Premierligës kontakton Juventusin për Arthur Melon - NACIONALE

Skuadra e Premierligës kontakton Juventusin për Arthur Melon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mefushori Arthur Melo mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë,me Wolverhamptonin që tashmë e ka kontaktuar Juventusin.

Pas një gjysmë sezoni të kaluar te Liverpooli, ku nuk bëri ndonjë paraqitje shkaku i lëndimit braziliani u kthye te Juve, por tani mesa duket mund ta vazhdojë karrierën në Premierligë.

Wolves kanë shprehur interesim të madh për Arthurin me trajnerin Julen Lopetegui që beson se është adekuati për projektin e tij.

Wolves e shohin Arthurin si futbollisti adekuat për ta mbajtur lojën në mesfushë, shkaku që është shumë i qetë dhe ndër më të mirët me top në këmbë.

Skuadra angleze tani do të tentojë të diskutojë me Juventusin për shërbimet e brazilianit, meqenëse kontrata nuk i skadon deri në qershorin e vitit 2025.

“Zonja e Vjetër” do të ishte e hapur edhe ta huazojë sërish, në një formulë të njëjtë siç bëri me Liverpoolin.

Arthur momentalisht është duke ëndërruar një rikthim te Barcelona, gjë që s’është e mundur shkaku që nuk është në planet e Xavi Hernandezit.

Lajme të ngjashme