Skuadra e Premierligës interesohet për huazimin e Aaron Ramsdale
Skuadra angleze Nottingham Forest është duke shikuar mundësitë për të huazuar portierin e Arsenalit Aaron Ramsdale në formë huazimi.
26-vjeçari ka humbur vendin titullar, duke qenë vetëm rezervë e David Rayas andaj është duke shikuar për klube tjera, ku mund të jetë titullar.
“The Sun” raporton se Nottingham Forest po përfiton nga situata e portierit dhe dëshirojnë ta transferojnë këtë verë.
Sidoqoftë, Arsenali është duke kërkuar 50 milionë euro për ish portierin e Bournemouthit, vlerë të cilën Forest nuk mund ta paguajë.
Kësisoj, Nottingham është gati të presë deri në fundin e afatit veror dhe në rast se vazhdon e njëjta situatë, do të tentojnë ta marrin Ramsdale në formë huazimi për një sezon, duke pranuar t’ia paguajë tërë pagën.
Tjetër opsion për Nottinghamin është edhe Sam Johnstone, i cili pritet të largohet nga Crystal Palace, mirëpo për këtë të fundit në garë ndodhen klube më të mëdha, si Wolves e Southampton.