Skuadra e Premierligës dinte për akuzat ndaj lojtarit të saj për përdhunim
Ende nuk është bërë e ditur lojtari i arrestuar për përdhunim por as skuadra ku ai luan, krejt çka dihet është se ai luan në një skuadër elitare të Premierligës dhe është i moshës 29-vjeçare. Tani sipas raportimeve nga Guardian, mësohet se edhe klubi ishte në njohuri për akuzat që nga vjeshta e kaluar.
Lojtari në fjalë, për të cilin nuk dihet identiteti për t’u mos u dëmtuar procesi i hetimit, ishte një nga lojtarët kyç të skuadrës së tij në sezonin që shkoi, por klubi ku ai luan nuk ka pranuar të flas ende.
Përdhunimi sipas policisë u raportua në gushtin e vitit të kaluar. Në Mars të këtij viti, forcat e rendit hapën pistën e hetimit pasi që kishte edhe një raportim për një tjetër të përdhunim nga i njëjti futbollist, në muajin shkurt po të këtij viti.
Scotland Yard nga zyra e mediave tha një deklaratë të premten për Guardianin, në të cilën thuhej: “Përdhunimi u raportua në policinë metropolitane në gusht të vitit 2021. Kjo vepër dyshohet se është bërë jashtë territorit të Mbretërisë së Bashkuar dhe MPS-ja (policia ushtarake) e transferoi raportin tek forcat e rendit nga i cili vend është i akuzuari, me një prioritet të dhënë lëndës si dhe mbështetje viktimës, ashtu siç është standard në shtetin tonë. Në shkurt të vitit 2022, pala ankuese bëri një raportim tjetër në MPS, për një vepër tjetër përdhunimi por tani të kryer në Londër. MPS kreu hetimet për të përcaktuar se a kanë juridiksion ligjor për të hetuar akuzat si jashtë ashtu edhe brenda Londrës. Juridiksioni u konfirmuar dhe MPS filloi hetimet për të dyja rastet në mars të këtij viti. Hetimet e hollësishme po vazhdojnë së bashku me mbështetjen e specializuar për ankuesin/en.”
Lojtari u arrestua nga policia metropolitane në orët e para të mëngjesit të ditës së hëne pasi një grua tjetër i tha policisë se ishte përdhunuar muajin e kaluar po nga i njëjti person. Të martën lojtari u lirua me kusht dhe deri në gusht do të qëndrojë në liri.
Gjatë tërë kohës nëpër media prekeshin emra të shumtë të futbollistëve të cilët mund të jenë të përfshirë dhe nga më të përfolurit ishin lojtarët e skuadrës londineze, Arsenal, ku shumë nga futbollistët e kësaj skuadre jetojnë në lagjen ku u krye arrestimi, pra në Barnet, Londër.
Për shkak se lojtari në fjalë ishte 29-vjeçar dhe po aludohej se ishte nga Arsenali, atëherë nuk kishte si mos të prekej edhe emri i Granit Xhakës, por në një bisedë për Nacionalen,Ragip Xhaka, babai i futbollistit e mohoi një gjë të tillë duke thënë se djali i tij ndodhet në pushime me familjen dhe nuk ka të bëjë me diçka të tillë.
Emra shumë të mëdhenj të futbollistëve përmenden çdo ditë, por për të ruajtur hetimet për rastin ende nuk ka diçka publike apo një shenjë e cila tregon për lojtarin e arrestuar.

