Skocia triumfon ndaj Ukrainës, merr kreun e tabelës - NACIONALE

Skocia triumfon ndaj Ukrainës, merr kreun e tabelës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Skocisë ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Ukrainës duke marrë kreun e tabelës në grupin e parë, liga B te Liga e Kombeve.

Skocezët zhvilluan lojë të bukur që deri vonë ishte shumë e barabartë, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 3:0.

Vendasit e nisën shumë mirë duke pasur dy raste shumë të mira shënimi përmes Stuart Amstrong, por dy herë dështoi të shënojë nga afërsia.

Pastaj ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, me Ukrainën që provonte përmes disa kundërzbritjeve që gjithashtu nuk arritën t'i finalizonin.

Kësisoj, duke mos pasur asnjë gol, pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi, pra 0:0.

Në pjesën e dytë, Skocia e nisi shumë më mirë - fillimisht duke rrezikuar përmes Scott McTominay që goditi shtyllën, e pastaj me Che Adams.

Ishte John McGinn që kaloi vendasit avantazh duke shënuar nga një top i kthyer për t'i dhënë epërsinë Skocisë (70').

Vetëm 10 minuta më vonë, Lyndon Dykes dyfishoi epërsinë me kokë duke kërcyer më së larti pas një harkimi nga këndi të Ryan Fraser (80').

Fitoren e vendasve e vulosi Lyndon Dykes duke shënuar me kokë pas një tjetër harkimi nga këndi të Fraser (87').

Kështu, me plot meritë Skocia triumfoi ndaj Ukrainës për t'i arkëtuar pikët e plota. Tani ata marrin liderin në grupin B me nëntë pikë të mbledhura dhe shihen si favorit për të avancuar në ligën A, derisa Ukraina renditët në pozitën e dytë në tabelë me shtatë pikë të mbledhura.

Në ndeshjen e radhës, Skocia do të jetë vendas i Irlandës, derisa Ukraina është mysafir i Armenisë.

Lajme të ngjashme