S’ka fitues mes Napolit dhe Barcelonës
Napoli dhe Barcelona janë “pajtuar” me një barazim në ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimit për çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Katalunasit bën paraqitje më të mirë, por që epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1:1.
Barcelona e nisi në mënyrë fantastike duke rrezikuar menjëherë me Lamine Yamal dhe Robert Lewandowskin, mirëpo që dështuan nga afërsia.
Skuadra e Xavit dominoi plotësisht këta 45 minuta, duke mos lejuar që Napoli të ketë asnjë gjuajtje drejt portës.
Në pjesën e dytë, ishte Robert Lewandowski që kaloi Barcelonën në epërsi nga afërsia pas një asistimi perfekt të Pedrit (60’).
Megjithatë, 15 minuta më vonë – Frank Anguissa dërgoi një pasim te Victor Osimhen që e pranoi në mënyrë fantastike për ta rrëzuar mbrojtësin kundërshtar dhe pastaj me një goditje të lehtë e dërgoi brenda rrjetës së Ter Stegenit (75’).
Pjesa e mbetur ishte shumë më e qetë, ku dy skuadrat tentuan ta gjenin e golin e fitores por pa sukses.
Kësisoj, skuadra që do të avancojë në çerekfinale do të mësohet në Spanjë pas tre javëve.