“S’ka aftësi lideri” - Legjenda e Holandës e gozhdon Van Dijkun - NACIONALE

“S’ka aftësi lideri” - Legjenda e Holandës e gozhdon Van Dijkun

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda holandeze Ruud Gullit e ka gozhduar mbrojtësin e Liverpoolit Virgil van Dijk për paraqitjet që i bëri për Holandën në Ligën e Kamionëve këtë muaj, duke thënë se ai nuk ka aftësi për të qenë lider.

Holandezët patën një fushatë të tmerrshme në garën për trofeun e Ligës së Kombeve 2023, pasi pësuan dy humbje radhazi kundër Kroacisë dhe Italisë, duke e përfunduar garën në vendin e fundit, katërt.

Ronaldo Koeman, i cili u kthye në krye të ekipit kombëtar, i pësoi tri disfata në katër ndeshjet e para dhe Gullit thotë se ai po lihet në baltë nga ata që do të duhej të ishin liderë në fushë, si Van Dijk – i cili është kapiten, dhe mesfushori i Barcelonës Frenkie de Jong.

Mendoj se Van Dijk dhe De Jong nuk kanë aftësi për të udhëhequr. Në fakt, unë po iu kërkoj atyre diçka të cilën s’e kanë. Ata kanë nevojë për më shumë vëmendje në lojën e tyre”, tha Gullit për De Telegraaf.

Ai shtoi: “Është e vështirë për një trajner të punojë pa liderë në fushë dhe Van Dijk dhe De Jong supozohet të jenë liderët”.

Kjo nuk është hera e parë që Van Dijk vihet në dyshim si kapiten, pasi Marco van Basten, një legjendë tjetër, e kishte quajtur arrogant dhe e kishte akuzuar se kishte krijuar kaos në disfatën e Holandës 4:0 kundër Francës në mars.

Lajme të ngjashme