Simeone: Interi ndër skuadrat më të mirë në Evropë, por kam besim te Atletico
Trajneri i Atletico Madridit Diego Simeone ka pranuar se Inter është ndër skuadrat më të mira në Evropë para përballjes së vlefshme për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.
“Neurazzurët” kanë avantazhin pasi fituan përballjen e parë me rezultat 1:0, derisa gjithçka do të vuloset në “Wanda Metripolitano”.
Në konferencë për shtyp, Simeone dha lëvdata për skuadrën italiane megjithatë shtoi se beson te lojtarët.
“Duhet të shohësh ditë pas dite. Nesër do të luajmë kundër një nga skuadrat më të mira në Evropë”.
“Kam besim te lojtarët e mi dhe e di se do të luajnë një ndeshje të rëndësishme nesër”.
“Kam ide të qarta për tërë këto gjëra që po ndodhin. Kemi një sezon të mirë, por duhet të rikthehemi në formën më të mirë sepse futbolli nuk të falë”.
Në fund, Simeone nënvizoi se ka shpresë që Atletico të bëjë ndonjë përmbysje dhe ta eliminojë skuadrën italiane.
“Nuk është e nevojshme kur shikon ndeshjet e kaluara, çfarë ka rëndësi është ajo që ndodh nesër. Diferenca s’është e madhe, por e rëndësishme. Kemi një skuadër të mirë”, nënvizoi ai.