Simeone: Griezmann i ka dhënë gjithçka Francës - NACIONALE

Simeone: Griezmann i ka dhënë gjithçka Francës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Antoine Griezmann i ka dhënë gjithçka kombëtares së Francës, kështu ka deklaruar trajneri Diego Simeone, i cili më pas shtoi se pensionimi do ta lejojë lojtarin të përformojë më mirë në klub.

Griezmann njoftoi pensionimin nga Franca muajin e kaluar, duke qenë ndër lojtarët më të rëndësishëm të dekadës, pasi iu ndihmoi ta fitojnë Kupën e Botës 2018 dhe të jenë nënkampion më 2022.

Para ndeshjes të Ligës së Kampionëve, Simeone ka dhënë fjalë të mira për Griezmannin, nga i cili tani pret më shumë sepse do të jetë i fokusuar vetëm në klub.

“Besoj se Antonio e ka dhënë të gjithë talentin, lojën dhe lidershipin te Franca. Ka fituar trofe, e ndryshuar stilin e lojës dhe dha gjithçka deri në ditën e pensionimit”.

E njëjta po ndodh tek ne, është lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm. Tani nuk do t’i ketë ndeshjet e kombëtareve që zakonisht i shtonin tendosje të konsiderueshme, andaj shpresojmë të vazhdojmë të gëzohemi me potencialin që ka”.

Simeone përndryshe dha lëvdata edhe për Julian Alvarezin, i cili ka nisur të përshtatet në stilin e “Los Rijoblancos”.

“Julian po përmirësohet çdo ditë, po përshtatet në skuadër dhe qytet. Po tregon të gjithë kualitetin unik që posedon. Nuk kam dyshime se do ta bëjë dallimin”.

Lajme të ngjashme