Silvinjo premton ‘lojë të bukur’ kundër Gjeorgjisë
Në prag të ndeshjes Shqipëri-Gjerogji, trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, lavdëroi ekipin gjeorgjez se luan bukur. Ai tha se Shqipëria luan për të fituar dhe se –ky është synimi i të gjithë trajnerëve.
“Gjerogjia është një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë, nëse duam të bëjmë paraqitje të bukur. Gjeorgjia ka bërë një Europian shumë të mirë, një ekip shumë i bukur, i harmonizuar dhe mendoj se do të bëjëjmë një lojë shumë të bukur kundër tyre.
Ata nuk kanë vetëm Kvaratskhelia, kanë disa lojtarë të shkëlqyer.
Ky është një grup shumë i ekuilibruar, mund të ndodhë gjithçka. Ukraina skuadër e mirë, po ashtu edhe Çekia. Gjeorgjia është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Trajneri ka punuar shumë dhe ka një skuadër shumë të fortë. Të gjithë trajnerët përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Mendoj se (kundër Gjeorgjisë v.j), do të jetë një ndeshje shumë e bukur”, tha Silvinjo në konferencë për media.
Bashkë me Silvinjon, ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili tha se ‘Shqipëria ka një grup shumë të fortë’, por është e përgatitur për fitore.
“Të dyja skuadrat vijnë pas ndeshjeve të fituara. Ata morën një fitore të thellë me Çekinë, i respektojmë. Gjeorgjia është ekip i fortë, në rritje, duhet të luajmë me kujdes sepse janë të fortë në kundërsulm. Nuk do të kemi frikë, staduimo do të jetë plot me tifozë dhe i falendërojmë ata. Ndeshja me Ukrainën ka kaluar, shpresoj dhe besoj të marrim pikë nesër.
"Kemi një grup shumë të fortë. Luajtëm me Ukrainën, ekip shumë fizik dhe që luan futboll bukur. Presim Gjeorgjinë, një ekip që po rritet dhe po bën futboll të bukur. Edhe Çekia, me të cilën kemi luajtur është një skuadër e fortë dhe shumë fizike. Objektivi ynë është sigurisht Botërori, por për mementin jemi të fokusuar te Gjeorgjia”, tha Asllani.