Sikur mos t’i mjaftonte turpërimi nga Liverpoolit, Man Unitedit i lëndohet lojtari kryesor - NACIONALE

Sikur mos t’i mjaftonte turpërimi nga Liverpoolit, Man Unitedit i lëndohet lojtari kryesor

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori brazilian Casemiro e pësoi një dëmtim në disfatën turpëruese të Manchester Unitedit kundër Liverpoolit të dielën në Premierligë dhe si pësojë pritet të mungojë në ndeshjen vendimtare të djajve të kuq në Ligën e Evropës.

Unitedi pësoi disfatë të rrallë 7:0 kundër rivalit të përbetuar Liverpool në fundjavë dhe sikur mos t’i mjaftonte kjo, mesfushori Casemiro u lëndua gjatë atij takimi dhe e ka të pasigurt paraqitjen kundër Real Betisit.

Skuadra e Erik ten Hagut e pret klubin spanjoll Betis në Old Trafford të enjten, për ndeshjen e parë të rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Evropës.

Sipas mediave britanike, Casemiro do t’iu nënshtrohet testeve shtesë për të parë nëse ai mund të luajë apo jo të enjten.

Disfata kundër Liverpoolit ishte e para për Unitedin në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, pra erdhi në kohën kur skuadra gëzonte formën më të mirë këtë sezon.

Unitedi u fut në atë ndeshje pasi e kishte mposhtur Newcastle Unitedin në finale të Kupës së Ligës dhe pasi e kishte mundur West Hamin në FA Cup, por Liverpooli ia shoi shpresat për titull në Premierligë të dielën.

Nëse Casemiro nuk ia del të jetë i gatshëm për Betisin, atëherë trajnerit Ten Hag vetëm sa do t’i shtohen kokëçarjet.

Casemiro, 31 vjeç, është lartësuar si lojtari më i mirë i Unitedit këtë sezon dhe ka luajtur në 35 ndeshje në të gjitha garat prej se iu bashkua djajve të kuq nga Real Madridi në verë.

Ai i ka shënuar pesë gola dhe i ka dhënë katër asiste në ato ndeshje, por kontributi më i madh i tij ka qenë siguria dhe kontrolli që i ka ofruar skuadrës me përvojën dhe aftësitë e tij.

Ten Hag duhet të zgjedhë mes Scott McTominay dhe Fred, nëse Casemiro nuk ia del të jetë i gatshëm për të enjten.

Tri ditë më vonë, Unitedi do të përballet me Southamptonin në Premierligë.

Lajme të ngjashme