Si u bë një “fije e spagetit” trashëgimtari natyral i Rafael Nadalit
U krijua një përshtypje me vend që fitorja e Carlos Alcarazit kundër Rafael Nadalit në Madrid Open – e cila u duk sikur një çast i rëndësishëm i kalimit të pushtetit – u përcoll edhe nga Mbretit i Spanjës Felipe VI.
Derisa Nadali nuk është i gatshëm të largohet nga froni i vet si “Mbret i Dheut”, triumfi i parë i Alcarazit kundër njërit prej idhujve të fëmijërisë – dhe fitimi i titullit në Madrid si pasojë – ishte shenja më e fortë deri tani se 19-vjeçari spanjoll është i gatshëm ta sundojë tenisin e burrave.
Alcaraz, i cili për një kohë shumë të gjatë është cilësuar si kampion i ardhshëm grand slam pasi ishte identifikuar si një superyll potencial në moshën 11-vjeçare, e ka mbizotëruar tenisin e burrave në javët e fundit.
Hapi i tij i radhës është bartja e kësaj forme në një turne grand slam dhe në lojën me pesë sete. Kjo mundësi do t’i vijë atij në French Open, grand slamin e dytë të këtij viti që nis këtë të diele.

Sikur Alcaraz do të fitonte në Ronald Garros – ku 35-vjeçari Nadal ka qenë pothuajse i pamposhtur gjatë dy dekadave të fundit – atëherë kërcimi i tij nga befasia e tenisit në një tenist të njohur nga të gjithë.
Kundërshtarët e tij në tenis dhe ekspertët besojnë se ai do ta arrijë këtë, derisa shtëpitë e basteve botërore e kanë bërë atë favorit bashkë me 13 herë fituesin Nadal dhe kampionin në fuqi Novak Djokovic.
Lojtari më i mirë në botë tani për tani
Triumfi në Madrid Open këtë muaj – turneu më prestigjioz në atdheun e tij – ishte titulli i katërt i Alcarazit në vitin 2022. Asnjë tenist tjetër nuk ka fituar kaq.
Një total prej 28 fitoreve këtë vit është po ashtu i pakrahasueshëm para turneut Italian Open, në të cilin Alcaraz nuk mori pjesë për ta ruajtur veten për Roland Garros.
Në maj 2021, ai renditej në vendin e 120-të në botë. Një vit më vonë, ai është i gjashti.

“Njerëzit do të mendojnë se unë jam njëri prej favoritëve për ta fituar Roland Garrosin. Këtë e njoh si presion, e shoh si motivim”, kishte thënë Alcaraz pasi e kishte mundur Alexander Zverevin në finale të Madrid Open.
Pas finales, Zverev e quajti Alcarazin si lojtarin më të mirë në botë.
Pasi humbi ndaj Alcarazit në Madrid, Nadali e pranoi se ishte fillimi i kalimit të pushtetit.
“Se a është sot apo jo, do ta shohim në muajt e radhës”, kishte thënë Nadal.
Dheu është fusha në të cilin ai u rrit duke luajtur në Spanjë dhe katër prej pesë titujve ATP që i ka fituar kanë ardhur në dhe.
Fitimi i tij titulli grand slam është synimi i radhës i Alcarazit dhe, për ta ndihmuar atë ta arrijë këtë, ai mund të llogarisë në udhëzimet e një njeriu i cili ka qenë atje dhe ka fituar – trajneri Juan Carlos Ferrero.
“Fitimi i një grand slami është shumë e vështirë. Do të thotë se duhet të garosh kundër më të mirëve në kulmin e karrierës së tyre në ndeshje shumë të gjata”, tha Ferrero.
Si një “fije spageti” u bë ylli më i ri
Rritja e shpejt e Alcarazit brenda një viti ka ardhur falë disiplinës së tij dhe përkushtimit brenda dhe jashtë fushës.
Përqendrimi i veçantë i është kushtuar përmirësimit të goditjeve dhe ndërtimit të një trupi i cili mund t’iu bëjë ballë kërkesave fizike.
“Ne kemi punuar shumë për fitnesin e tij sepse më herët, siç bëj shaka nganjëherë, ai ishte si një fije spageti”, tha Ferrero.
“Ne po ashtu punuam në të gjitha goditjet e tij me theks të veçantë në përzgjedhjen e goditjeve.”