Si Arsenali e befasoi Barcelonën e Xavi Hernandezit në ndeshjen parasezonale - NACIONALE

Si Arsenali e befasoi Barcelonën e Xavi Hernandezit në ndeshjen parasezonale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Barcelonës Xavi Hernandez e ka pranuar se ishte i befasuar nga intensiteti që tregoi Arsenalin gjatë ndeshjes miqësore në Los Angeles, Kaliforni.

“Topçinjtë” regjistruan fitore prej 5:3, në një miqësore që u shkaktuan plot 34 faulle, 22 prej tyre ishin nga lojtarët e Arsenalit.

Xavi që drejtoi Barcelonën drejt suksesit sezonin e kaluar, e pranoi se ka mbetur i befasuar nga intensiteti që vendosi klubi anglez.

I thashë Mikelit në fundin e ndeshjes se ishte si një ndeshje e Ligës së Kampionëve me tërë atë intensitet që vendosen. Nuk ishte normale për një miqësore, por e kuptoj se të gjithë e donin fitoren”.

I pyetur nëse intensiteti ishte befasi, Xavi u përgjigj: “Jo loja jonë, mirëpo e Arsenalit. Nuk është normale të luash me këtë intensitet, duke shkaktuar faulle taktike”.

Të gjithë duan të garojnë, por ishte miqësore. Ishin duke luajtur me një tjetër nivel të intensitetit. E morëm seriozisht, por arsyeja kryesore e humbjes ishte ndryshimi në ritëm”.

Ishte ndeshje e mirë për tifozët, por jo për trajnerët. Kishte ngritje dhe zbritje. Mund të thuash se Arsenali ishin shumë më poshtë në mbrojtje se ne. U treguam shumë të butë në mbrojte”.

Barcelona nuk do të ketë edhe shumë kohë për përgatitje, ngase miqësoren e radhës e zhvillojnë ndaj rivalit të përbetuar Real Madridit të shtunën.

Lajme të ngjashme