Real Madridi i fortë për Man Unitedin, Arsenal fiton ‘dramën’ e tetë golave ndaj Barcelonës - NACIONALE

Real Madridi i fortë për Man Unitedin, Arsenal fiton ‘dramën’ e tetë golave ndaj Barcelonës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Real Madrid ka fituar në miqësoren ndaj Manchester Unitedit, derisa Arsenal mposhti Barcelonën, sfida që me kohën tonë lokale u zhvilluan në orët e mëngjesit.

Derbi më interesant rezultoi të jetë ndërmjet Arsenalit dhe Barcelonës, ku “Topçinjtë” triumfuan me rezultat të thellë 5:3.

Barcelona kaloi fillimisht në epërsi me anë të një goli të bukur të Robert Lewandowskit (7’), por që Arsenal barazoi vetëm gjashtë minuta më vonë me Bukayo Sakan (13’).

Barcelona sërish ktheu epërsinë përmes Raphinhas (34’), mirëpo anglezët u kundërpërgjigjen prapë – këtë herë me një gol të bukur të Kai Havertz pas një asistimi perfekt të Martin Odegaardit (43’).

Pas kësaj, Arsenal bëri rikthimin e madh me dy gola fantastike të Leandro Trossardit (56’, 78’).

Barcelona tentoi të kthehet në lojë me një gol të vonshëm të Ferran Torresit (88’), por që në fundin e kohës së rregullt, Arsenal vulosi fitoren me anë të Fabio Vieira (90’).

Ndërkohë, në anën tjetër Real Madrid ka shënuar fitore komode ndaj Manchester Unitedit me rezultat 2:0.

Pas vetëm gjashtë minutave lojë, Jude Bellingham realizoi golin e parë në fanellën e “Los Blancos” duke dhënë një parabolë fantastike.

Ndërsa, fitoren e vulosi me një eurogol nënshkrimi tjetër i verës Joselu, me spanjollin që realizoi një gërshërë fantastike.

Lajme të ngjashme