Shtyhet ndeshja Tottenham – Milan, ja arsyeja? - NACIONALE

Shtyhet ndeshja Tottenham – Milan, ja arsyeja?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Autobusët e Milanit dhe Tottenham Hotspur u vonuan të dy, kështu që fillimi në ndeshjen e kthimit e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve është shtyrë për 10 minuta, hera e dytë në dy ditë që trafiku në Londër shtyu ndeshjen, pas asaj dje mes Chelseas e Dortmundit.

Ndeshja pritet të fillojë në stadiumin e Tottenham Hotspur në orën 21:10, me 10 minuta vonesë pasi të dyja skuadrat mbetën në trafik.

Si çdo ndeshje tjetër në këtë garë që duhej të nisej në orën 21:00 edhe kjo ashtu ishte planifikuar, por të dy autobusët e Spurs dhe të Milanit u penguan pa fajin e tyre, duke mbërritur 30 minuta pas afatit.

Stefano Pioli konfirmoi se Milani kishte kërkuar 10 minuta shtesë për fillimin dhe kjo u konfirmua nga UEFA.

Është hera e dytë në po aq ditë që trafiku famëkeq i Londrës ka shkaktuar një vonesë, sepse e njëjta gjë ndodhi me Borussia Dortmundin në rrugën e tyre drejt humbjes 2:0 të mbrëmshme ndaj Chelseat në Stamford Bridge.

Edhe kjo nisi 10 minuta më vonë se sa ishte planifikuar, në orën 21:10.

Lajme të ngjashme