Formacionet zyrtare: Tottenham Hotspur - AC Milan
Tottenham Hotspur do të jetë nikoqir i Milanit në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve, e vlefshme për një vend në çerekfinale, ku kuqezinjtë janë në avantazh nga ndeshja e parë me rezultat minimal 1:0.
Stefano Pioli ka vendosur t’i qëndrojë besnik formacionit 4-3-3, ndërsa Antonio Conte vazhdon me 3-4-3 e tij të famshëm.
Milanit në portë do t’i kthehet Mike Maignan pas një mungesë të gjatë, ndërsa ndryshime ka edhe në mbrojtje, ndërsa Tottenham në mungesë të Lloris në portë do të jetë Forster.
Formacionet zyrtare:
Tottenham: Forster; Davies, Romero, Lenglet; Skipp, Hjojberg, Perisic, Emerson; Kulusevski, Son, Kane.
AC Milan: Maignan; Thiaw, Kalulu, Tomori, Hernandez; Messias, Krunic, Tonali; Diaz, Giroud, Leao.
Përballja nis në ora 21:00 në "Spurs Stadium".